Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nisin punimet në sheshin “Xhorxh Bush”

Kanë nisur punimet në rrugën “Xhorxh Bush” në kryeqytet.

Përurimi i fillimit të punimeve është bërë nga kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Përmes një postimi në rrjetin social, Rama u shpreh se ky është një hap i madh drejt transformimit të këtij hapsire në një oazë të vërtetë urbane.

”Ky është një hap i madh drejt transformimit të këtij hapsire në një oazë të vërtetë urbane, ku prioriteti ynë kryesor është të ofrojmë sa më shumë hapësirë për qytetarët, veçanërisht për fëmijët, dhe të krijojmë një mjedis të gjelbër.Ky projekt ka për qëllim të sjellë një revolucion urbanistik që do të ndryshojë radikalisht përvojën e jetesës për ata që e frekuentojnë këtë hapësirë.Hapësirat publike do të jenë të rrethuar nga zona të mbushura me pemë, duke krijuar një ekosistem të jetesës dhe një mikrosistem të natyrës që bashkëjeton në harmoni me qytetin.Po ashtu, dizajni i ri do të sigurojë qasje të lehtë për të gjithë, duke garantuar se çdo qytetar, pavarësisht moshës ose aftësive, do të mund të shijojë këtë hapësirë pa pengesa”, ka shkruar Rama.

Përveç hapësirave të gjelbra dhe zonave të lojërave, do të krijohen edhe kënde të dedikuara për aktivitete kulturore, artizanale dhe rekreative që do të kontribuojnë në zhvillimin e kulturës dhe traditave lokale, ka shtuar Rama.