Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nisin punimet për ndërtimin e objektit të Qendrës Rinore dhe Kulturore në Rahovec

Në Rahovec kanë nisur sot (e mërkurë) punimet për ndërtimin e objektit të Qendrës Rinore dhe Kulturore.

Ky objekt do të jetë multifunksional, pasi që do të ketë shkollën e muzikës, bibliotekën, salla e madhe me 400 ulwse, parkingje nëntokësore dhe amfiteatër të jashtëm.

Kryteari i Komunws së Rahovecit, Smail Latifi tha se kjo qendër do t’i dedikohet rinisë, kulturës, artit dhe inovacionit.

Kryetari Latifi tregon se ky projekt kap shumën mbi 2 milionë euro dhe pret të pwrfundojnë punimet në vitin 2025.

“I dedikohet rinisë, kulturës, artit dhe inovacionit. Ka hapësira për parkingje nëntokësore gjithsej 34, dhe garazha, hapësira për parkingje të jashtme plus 20 , salla universale, rreth 400 salla, salla e madhe e koncerteve, korridore me mjedise të bukura të përshtatshme, skena dhe prapaskena, zhveshtore, salla për prova e të tjera. Gjithashtu do të ketë edhe shkollë të muzikës me studio për kërcim, klasa, ushtrimore individuale dhe në grupe, për balet, orë instrumentale. Do të ketë qendër për inovacion dhe teknologji me përmbajtje si laboratori, punëtori, sallë për trajnime, zyra të hapura dhe të ndara. Një bibliotekë ku përfshihen sallat për lexim grupor dhe individual, ekspozim i librave dhe sallë për kompjuterë. Një kafiteri me kuzhinë dhe terraca e jashtme. Vlera e kësaj kontrate është rreth 2 milionë e 82 mijë euro. Është paraparë që ky objekt të ketë edhe hapësira të përshtatshme për vendosjen e galerisë së arteve”, tha Latifi.

Ai ka shtuar se projekti do të mbështetet financiarisht nga Ministria e Kulturës.

“Ministria e Kulturës përkatësisht vet ministri Çeku ka thënë se asnjëherë në Ministrinë e Kulturës nuk ka ardhur një projekt kaq i mirë dhe kaq i kompletuar. Prandaj, edhe nuk është e rastësishme që ne kemi marrë një zotim nga ana e ministrit Çeku që të mbështetet financiarisht ky projekt. Kur të miratohet buxheti ndoshta dhe detyrohemi të ndryshojmë panon, sepse do të jemi në bashkëpunim Komuna e Rahovecit me Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit. Besoj që ky punim do të përmbyllet me sukses në vitin 2025”, tha ai.

Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Afrim Dina tha se ky projekt ka hapësira të mëdha për zhvillimin e aktiviteteve kulturore.

“Kemi hapësira jashtëzakonisht të mëdha për zhvillimin e aktiviteteve, si dhe Shkollën e Muzikës Profesionale. Krejt kjo është bërë për shkak te angazhimit të kërkesës që ka qenë për të rinjtë tanë dhe dedikon mundësitë më të mira e të mëdha për qytetarët tanë. Besoj që deri në vitin 2025 të përfundoi ky objekt”, tha Dina.

Ndërkaq drejtori i Shkollës së Muzikës në Rahovec, Naser Vula tha se për komunën e Rahovecit është projekt më modern dhe më i përsosuri. Ai ndihet i lumtur që për stafin e shkollës të muzikës do të ketë një hapësirë të mirë për punë./KP