Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

NISMA: Qeveria Kurti e ka sjellë Kosovën në një situatë të keqe në të gjitha fushat

 
   

Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt sot ka mbajtur mbledhjen e kryesisë, njëra nga temat e diskutimit ka qenë edhe Qeveria Kurti.

Nga Nisma janë deklaruar se qeverisja e Kurtit e ka sjell Kosovën në situatën më të keqe.

“Si asnjëherë më parë Kosova gjendet në një udhëkryq të madh dhe përfundimisht kjo qeveri ka sjellë Kosovën në një situatë të keqe në të gjitha fushat”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Përveç diskutimit për situatën aktuale është diskutuar dhe për takimet mobilizuese që janë duke u zhvilluar me strukturat nëpër degë.

“Dështimet e kësaj Qeverie në politikën e jashtme dhe në secilin sektorë në planin e brendshëm kanë bërë që qytetarët e vendit të ndihet të pasigurtë në aspektin juridik, të pakënaqur në aspektin social, ekonomik dhe përfaqësimit në aspektin ndërkombëtar”

“Ne bashkë si koalicion po punojmë cdo ditë që këtij vendi t’ia kthejmë dinjitetin shtetëror dhe qytetarit tonë t’ia lehtësojmë jetën e përditshme në sferën e mirëqenies qytetare”, kanë deklaruar nga Nisma.