Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Nismës për “largim nga islami politik” i vjen edhe një përkrahje nga diaspora/ Ferizi: Duan të na paraqesin “Shtet Islamik”

 
   

Kryetari i degës së LDK-së në Gjermani dhe ish ushtari gjatë luftës në Kosovë, Osman Ferizi e konsideron si të qëlluar nismën e grupit të Deçanit për t’u larguar nga besimi islam.

Në një postim në Facebook Ferizi shkruan se e përkrah këtë nismë për shkak se islami politik çdo ditë e më shumë po zë terren në trojet shqiptare.

Ai thotë se shteti dhe Bashkësia Islame e Kososvës dduhet ta frenojnë ideologjinë fetare të islamit politik e cila po rrezikon traditën mijëra vjeçate të shqiptarëve.

“Pra kjo është një thirrje patriotike pa asnjë prapavijë apo tendencë, por që të zgjohet ndërgjegjja dhe vetëdija Kombëtarë nga SKLLAVËRIA e Fesë, miteve dhe injorancës ndaj mercenarëve fetar të paguar”, shkruan Ferizi.

Postimi i plotë:

Unë jam SHQIPTAR në gjak e gjen!

FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA – VASO PASHA,

NE TË GJITHË KEMI FE PËRENDIN, NËNË E ATË SHQIPËRIN- NAIM FRASHËRI!

Iniciativa e grupit të Deçanit për tu larguar nga besimi Islam është një reagim dhe veprim i qëlluar pasi që Islami POLITIK çdo ditë e më shumë po zë dhe gjen teren në trojet Shqiptare e në veqanti në viset e okupuara e të prapambetura ku është më i fortë ndikimi Sllavo- Turko- Maqedonas(Kosovën Lindore, Maqedoni…).

Andaj kjo thirrje jo e artikuluar aq qartë dhe më gjysmë zëri duhet, duhet të forcohet dhe Shteti ynë dhe Bashkësia Islame e Kosovës të jenë koshient dhe ta frenojnë këtë ideologji fetare politike e ekstremiste të Islamit politik e cila po depërton më të madhe pa u penguar nga Shteti duke e rrezikuar kulturën dhe traditën tonë mijëra vjeçare, është krim ndaj varreve të parëve tanë e ardhmërisë së brezave .

Pra kjo është një thirrje patriotike pa asnjë prapavijë apo tendencë, por që të zgjohet ndërgjegjja dhe vetëdija Kombëtarë nga SKLLAVËRIA e Fesë, miteve dhe injorancës ndaj mercenarëve fetar të paguar.

Nga cilat segmente të shoqërisë Shqiptare vjen urrejtja për Flamurin Kuq e zi, për Heroin Kombëtar – Gjergj Kastriotin, për Shën Terezën -Nënën tonë, për vëllezërit tanë të Gjuhës e Gjakut( Shqiptar të besimit katolik e ortodoks) nga mbeturina Anadollakësh , si të adhurohet Perandoria Okupatore osmane që nga ndërroi fenë më dhunë, na ndali gjuhën Shqipe, na mbylli shkolla, i fali tokën tonë Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë… vrau atdhetar e patriot të Alfabetit Shqip -KOTO HOXHI-babai i gjuhës shqipe, u vra në Stamboll, ARISTIDH KOLA-i ruante shkronjat e Shqipes, e vranë Turqit, Pjeter Bogdanin-e vranë dhe ua qiten qeneve trupin e tij, si u trajtuan dhe sa flasin Shqip miliona Shqiptar sot në Turqi, Libi, Egjipt, Jordani, të “vëllezërit “ mysliman.

– Kush nga ndihmoi që ta kemi lirinë tonë që nga 1912,1919,1921, dhe në luftën e fundit 1998/99 kur ndodheshim para një gjenocidi dhe eksodi biblik- Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi evropian- të gjithë të besimit Katolik, ku po jeton sot Mërgata shqiptare dhe po krijon mirëqenie dhe zhvillim në trojet e veta etnike- në Gjermani, Itali, Angli, SHBA, … të gjitha të besimit katolik dhe askund nuk na ndalohet gjuha Shqipe.

– Sa Shkolla, spitale e çerdhe për fëmijë i ndërtuan vendet e pasura nga Shtetet Islamike, sa nga to na njohën, vetëm ato që ju ka bërë presion Shtetet e bashkuara.

– Pse veshje Arabe që është e huaj, kur keni veshjen e bukur kombëtarë, Plisin e bardhe,

-Pse të lutemi në gjuhë arabe, ne jemi shqiptar dhe asgjë nuk na lidhë më gjuhën Arabe.

-Çka na duhen Xhami në çdo lagje e rrugë e vende të frekuentuar, sepse duan të na paraqesin Shtet Islamik e që nuk jemi fare, ato janë bosh e nuk kanë fare anëtarë, këto miliona kanë qëllime djallëzore që ne të na largojnë nga orientimi ynë Perëndimore sepse këtë e don Rusia e Serbia shoveniste.

Kush e ka lexuar librin e Ibrahim Kadriut “ Misioni Rus” e kupton çka ka bërë Rusia e Serbia me “misionar fetar” Rus ushtarak për ta degjeneruar islamin, predikuesit e fesë duke thënë “ Ai që shkon në shkollë bëhet shka”.

-Nuk harrohen Lëvizjet islamiste Haxhi Qamiliste për të i vrarë vëllezërit e besimit katolik.

Ne si popull që nga Pellazgishtja e hershme, Arbëri, Iliri… kemi jetuar edhe pa besime fetare dhe siq dihet kemi parë kulturë e territore të mëdha, duhet t’i lëmë anash siç po i lë Evropa Kisha e Xhamia, luftërat më të mëdha që nga Kryqëzatat janë bërë për nënshtrim fetar dhe pasuri, t’i kthemi zhvillimit , edukimit, leximit, emancipimit të Kombit sepse jemi larg , shumë larg, bota e zhvilluar sot ka avancuar shumë, po zhvillon inteligjencën artificiale e ne merremi më përralla e dogma të Muhametit e Jezusit….

Unë besoi Zotit dhe Amerikës që na dha Liri, Shtet, dinjitet, ne na mbetet ta zhvillojmë shoqërinë tonë!

GJUHA SHQIPE është si FLAKA, edhe kur e ndanë prapë mbetet FLAKË.

Lavdi gjithë atyre që ranë, u vranë e luftuan për Gjuhën dhe Kombin Shqiptarë!

Osman Ferizi, Gjermani.24.10.2023.