Sekretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj vlerëson se opozita ka përgjegjësi për veprimet që Qeveria po merr kohëve të fundit.
Sipas tij, më shumë opozitarizëm kanë bërë mediat gjatë kësaj kohe.
“Ne si opozitë nuk duhet me fol vetëm për dështimet që i ka Qeveria…opinioni publik në një masë kritike, e për këtë ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm media në Kosovë. Mendoj që një pjesë të madhe të opozitarizmit në Kosovë, në këtë kohë e ka luajtur media. Mirëpo, ne si opozitë duhet të jemi vetëkritik.
Për hir të së vërtetës, opozita në raport me situatën sa serioze ka qenë, me procese sa serioze ka kaluar vendi dhe po kalon aktualisht…pozicioni edhe ç’akordimi deri në këtë farë lloj feje, është njëfarë përgjegjësie bukur e madhe e opozitës, për shkak të asaj që sot e prodhon Qeveria e këtij vendi”, deklaroi ai.