Sekretari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka folur rreth mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.
Nitaj, thotë se ka parti opozitare të cilat janë kundër rrëzimit të Qeverisë.
“Zgjedhjet mbahen ose kur shkarkohet Qeveria me mocion ose me dorëheqje vetë. Me përmbajtje zgjedhjet edhe mocioni janë e njëjta gjë, prandaj nuk do të duhej që njëra është më veprim politik për poenë se tjetra nuk është. Një parti tjetër opozitare thotë se një prej synimeve më të rëndësishme është që duhet ta ketë Republika e Kosovës është anëtarësimi në NATO, ky ka qenë qëndrimi jonë i kamotshëm, ai thotë që kjo nuk mund të ndodh dhe të bëhet me këtë qeveri dhe të në të njëjtën kohë thotë se ne nuk jemi për rrëzimin e qeverisë”, tha ai.
Sekretari i AAK-së, thotë se vlerësimet për punën e Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti janë katastrofike, madje sipas Nitajt, thuhet se Qeveria e Kosovës paraqet rrezik nacional.
“Vlerësimet janë katastrofike për punën e Qeverisë edhe thuhet që është rrezik nacional, kombëtar mbajtja e kësaj qeverie, ku në të njëjtën kohë thuhet se ne jemi për një ndryshim paqësor të qetë të kobshëm kur vjen koha e kësaj qeverie. Prandaj në një situatë të tillë është bukur problematike me ditë se cilët janë hapat, se çfarë do të ndodhë”, shtoi ai.