Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Një burrë dënohet me burgim për sulm ndaj kryeministres daneze

Një burrë polak është dënuar me katër muaj burgim të mërkurën, pasi u shpall fajtor se e goditi me grusht kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, derisa ajo po ecte në një shesh të Kopenhagë në qershor.

Ai u shpall fajtor për akuzat për sulm kundër shërbyesit civilit dhe u dënua me burgim. Pas vuajtjes së dënimit, ai do të dëbohet nga Danimarka dhe do ta ketë ta ndaluar hyrjen në vendin nordik për gjashtë vjet, tha gjykata.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Ai e grushtoi Frederiksenin pasi e takoi rastësisht derisa ajo po ecte në një shesh publik.

“I pandehuri e goditi kryeministren me grusht në krahun e djathtë, duke ia humbur baraspeshën kryeministres”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Ai e pranoi dënimin me burgim, sipas gjykatës.

Sulmi, i cili ndodhi dy ditë para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, i shkaktoi Frederiksenit lëndim në qafë dhe e detyroi atë t’i anulojë disa angazhime pune, shkruan REL.

Frederiksen kishte thënë asokohe se ishte tronditur nga ai incident.

I pandehuri i tha gjykatës të martën se e kishte njohur Frederiksenin, por e mohoi se e kishte prekur, sipas gjykatës.

 

Tags: