Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjakovë një femër dhe një mashkull janë përleshur mes vete, ku më pas janë arrestuar nga policia e Kosovës.
Sipas raportit të PK-së, e dyshuara është liruar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje”.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë përleshur në mes vete dy të dyshuar, një femër dhe një mashkull kosovarë. Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.