
Një burrë i vuri flakën vetes në një protestë jashtë gjykatës në Manhatan, ku ish-presidenti Donald Trump po gjykohet për pagesa të supozuara të parave të heshtura.
Burri i vuri vetes flakën në zonën e protestës rreth 30 metra larg gjykatës. Protesta u zhvillua në një park të vogël përballë rrugës.
Policia hodhi batanije mbi burrin në përpjekje për të shuar flakët.
Departamenti i Zjarrfikësve të Nju Jorkut raportoi se ai është në gjendje kritike.
“Ai u transportua në Spitalin Presbyterian të Nju Jorkut”, tha departamenti i zjarrfikësve./BBC