
Gjatë ditës së sotme, një qytetar ka përdorur dhunën ndaj një gruaje dhe ka kërcënuar një tjetër në vendparkim që ndodhet prapa sheshit “Zahir Pajatiti” në Prishtinë.
E gjithë ngjarja ka ndodhur para orës 13:00.
Në pamje shihet se si është zhvilluar e tërë ngjarja.
Mediai i ka dërguar pyetje policisë për të ditur më shumë rreth këtij rasti, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk kanë kthyer përgjigje.