Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Një dron në ‘BBV3’ për Heidin nga Sara, Bardhi dhe bebi. Zemërohen fansat e Romeos (vjen sqarimi nga çifti)

Sara Gjordeni dhe Bardhi janë dy ish-konkurrent të formatit më të ndjekur në Shqipëri, ‘BBV3’, rrugëtimi i të cilëve përfundoi pak javë më parë.

Dyshja është në pritje të një bebushi.

Kohët e fundit kemi parë që Sara të ketë një mbështetje të madhe për një nga banoret e ‘BBV3’. Bëhet fjalë për Heidin, e ndërsa ditën e sotme Sara, Bardhi dhe bebushi i kanë nisur një dron banores në ambientet e shtëpisë teksa shkruajnë:

“Me ty deri në fitore! Qëndro e fortë, të duam. Sara, Bardhi dhe bebi!”.

Por pasi Sara ndau pamjet e qarkullimit të dronit mbi shtëpi, ka reaguar ashpër ndaj ndjekësve të saj, teksa pretendon se këta të fundit e kanë ‘akuzuar’ se droni është nisur në ambientet e shtëpisë për të bërë ‘lëmsh’ Romeon.

Më pas Sara ka sqaruar se droni është planifikuar që në datë 1 prill, por ai është ngritur atëherë kur është gjetur mundësia.

“Heidi kishte nevojë për forcë këto dy javë dhe atë kemi bërë. Boll se na lodhët! Romeon e duam po njësoj! Keq kur çon dron e keq kur nuk çon. Jeni të lodhshëm!”, shprehet ish-banorja.

Pas Sarës një reagim ka ardhur dhe prej Bardhit i cili shprehet se me dronin e nisur për banoren kanë dashur të tregojnë mbështetje ndaj saj për vështirësitë që po i kalonte në atë shtëpi.

“Unë si Bardh mbas Romeos dhe Meritonit marrëdhëniet më të mira i kam pasur me Bacin. Baci më ka qëndruar afër mbas daljes së Sarës, e cila e kishte porositur të kalonte më shumë kohë me mua nëse dilte. Kurrësesi se harroj Romeon dhe Meritonin por me këtë dron të krijuar prej më datë 1 prill kemi dashur të tregojmë mbështetje vetëm ndaj Heidit për vështirësitë që po i kalonte”, shprehet Bardhi.