Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Një familje shqiptare largohet nga luftimet në Gaza

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, ka bërë të ditur se pas tre javësh përpjekje dhe vështirësish, shtetasit e parë shqiptarë, nëna dhe katër fëmijët e saj të mitur, u larguan përfundimisht nga territori i Gazës.

“Ata tashmë janë të sigurt në Egjipt, ndërsa ne vazhdojmë procedurat për kthimin e tyre në Shqipëri sa më shpejt të jetë e mundur. Mirënjohje autoriteteve të Izraelit dhe Egjiptit për bashkëpunimin, OKB dhe ICRC për mbështetjen dhe për kolegët e Ambasadave Shqiptare në Izrael dhe Gaza për punën e mirë në këtë operacion kompleks”.

“Ne po punojmë ngushtë me autoritetet për kthimin e shpejtë dhe të sigurt të qytetarëve të tjerë nga Gaza”, ka shkruar Hasani.