Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Një fije shprese për armëpushim në Liban

Ndërsa numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Liban po rritet, një fije shprese për një armëpushim u ngjall të hënën në Lindjen e Mesme.

Kjo pasi mediet izraelite raportuan se kryeministri Benjamin Netanyahu ka miratuar në parim marrëveshjen e armëpushimit me Hezbollahun, gjatë një konsultimi për sigurinë me zyrtarët izraelitë të dielën mbrëma.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Sipas burimeve, Izraeli ka ende rezerva për disa detaje të marrëveshjes, të cilat pritet t’ia transmetojnë qeverisë libaneze gjatë ditës.

Këto dhe detaje të tjera janë ende duke u negociuar dhe burime të shumta theksuan se marrëveshja nuk do të jetë përfundimtare derisa të zgjidhen të gjitha çështjet.
Një marrëveshje armëpushimi do të duhet gjithashtu të miratohet nga kabineti izraelit, gjë që nuk ka ndodhur ende.

Burime të aftërta me negociatat thanë për CNN se bisedimet duket se po ecin pozitivisht drejt një marrëveshjeje, por pranuan se ndërsa Izraeli dhe Hezbollahu vazhdojnë të shkëmbejnë zjarr, një hap i gabuar mund të përmbysë bisedimet.

I dërguari i Shteteve të Bashkuara, Amos Hochstein, tha në Bejrut javën e kaluar se një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Libanit ishte “në dorën e tyre” por që në fund të fundit ishte “vendimi i palëve”, ai që do të jetë jetik për këtë çështje.

Propozimi për armëpushim i mbështetur nga SHBA-ja, synon të arrijë një ndërprerje 60-ditore të luftimeve ndërmjet Izraelit dhe Hezvollahut duke shpresuar që kjo të jetë edhe baza e një armëpushimi të qëndrueshëm.

Izraeli nisi një ofensivë të madhe ushtarake në Liban në mesin e shtatorit, pas disa muajsh të sulmeve kufitare, të cilat filluan më 8 tetor të vitit të kaluar kur Hezbollahu sulmoi territorin e kontrolluar izraelit në solidaritet me Hamasin dhe palestinezët në Gaza.

Që atëherë, Izraeli ka nisur një pushtim tokësor duke ka vrarë një varg liderësh të Hezbollahut, duke përfshirë një nga themeluesit e tij, Hassan Nasrallah.