Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Një grua nga Kalifornia ka mbetur e bllokuar për dy orë në një gropë septike – por si ndodhi një gjë e tillë?

 
   

Një grua nga Kalifornia Jugore ka mbetur e bllokuar për dy orë në një gropë septike, e cila thuhet se u hap me “shembjen” e pllakave të oborrit të saj.

Familja e saj e kishin dëgjuar atë duke bërtitur nga vrima 3 metra e gjerë, dhe menjëherë kanë kontaktuar policinë dhe zjarrfikësit e vendit.

Nuk ka vonuar shumë dhe ekuipazhet e shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje.

Pasi ishte raportuar se gruaja ka pësuar lëndime të lehta trupore, ata kanë ndërtuar një trekëmbësh me një litar, përmes së cilit njëri nga zjarrfikësit ka hyrë në gropë dhe e ka shpëtuar 39 vjeçaren.

Eric Sherwin nga Departamenti i Zjarrfikësve të vendit ka njoftuar se menjëherë pas shpëtimit gruaja është dërguar në spital.