
Policia e Kosovës, ka njoftuar se në orët e para të së premtes, është arrestuar një grua në Ferizaj, pasi që e njëjta dyshohet se ka sulmuar fizikisht nënën e saj.
Sipas policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajte.
“Ferizaj 15.09.2023 – 02.:30. Është arrestuar e dyshuara kosovare, pasi që ka sulmuar fizikisht nënën e saj viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.