Një grua në Prishtinë ka qenë viktimë e sulmit verbal nga bashkëshorti i saj.
Ajo më pas dyshohet të jetë sulmuar edhe fizikisht nga djali i saj i mitur.
Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur paraditen e djeshme.
Njëri nga të dyshuarit është shoqëruar në stacionin policor, ku edhe është intervistuar.
Ai, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është cilësuar si “Dhunë në familje”.