Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në komunën e Ferizajt, pasi i njëti kishte ushtruar dhunë ndaj një femre.
Viktima ka pranuar tretmanë mjekësor, ndërsa i arrestuari është dërguar në mbajtje.
Rasti ëshë cilësuar si Dhunë në Familje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton PK-ja.