Një i moshuar i moshës rreth 80 banues në lagjen nr 15 në Korçë është paraqitur në spitalin e Korçës me dëmtime në trup që dyshohet të jenë shkaktuar nga sende të forta.
Mbetet e paqartë mënyra se si mund të jetë dëmtuar i moshuari pasi sipas policisë e cila ka shkuar në banesën e të moshuarit nuk ka konstatuar asgjë të dyshimtë.
Banesa ka enë e mbyllur, dera nuk ka qenë e dëmtuar as pajisjet brenda saj. Policia ndërkohë po punon për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 08.02.2024, rreth orës 07:05, spitali i Korçës ka njoftuar sallën operative të DVP Korçë se ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi G. T., rreth 81 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Korçë.
Menjëherë në banesën e 81-vjeçarit ka shkuar grupi hetimor, i cili ka konstatuar se as dera e banesës dhe as dritaret e saj, nuk janë të dëmtuara. Nga këqyrja e banesës, si dhe nga sendet dhe provat e gjetura dyshohet se 81-vjeçari mund të jetë konfliktuar me ndonjë shtetas që e ka patur në banesë.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të dëmtimit të shtetasit dhe identifikimin e autorit të dyshuar pjesëmarrës në banesën e të dëmtuarit.