Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Një i vdekur dhe 15 të plagosur në sulmin e Hamasit në Izrael

Një grua ka vdekur dhe të paktën 15 persona janë plagosur në rajonet jugore dhe fushore të Izraelit në një sulm nga Hamasi herët të shtunën, raporton CNN, transmeton teve1.info

Shërbimi i shpëtimit i Izraelit Magen David Adom (MDA) tha se gruaja që u vra ishte në të 60-at e saj, derisa dy persona janë në gjendje kritike, gjashtë në gjendje mesatare dhe shtatë kanë lëndime të lehta, thuhet në një deklaratë të shërbimit të shpëtimit.

Zëdhënësi i MDA, Zaki Heller, u bëri thirrje njerëzve të dhurojnë gjak dhe tha se një aksion special i dhurimit të gjakut po organizohet në Tel Aviv për të shtunën në mëngjes “për shkak të një nevoje urgjente”.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thonë se po mobilizojnë ushtarë dhe po thërrasin rezervistët ndërsa shpallin një “gjendje gatishmërie lufte”.

Hamasi pretendon se ka lëshuar 5000 raketa kundër Izraelit në atë që e ka quajtur ‘Stuhia Al-Aksa’.

Një numër i militantëve nga Gaza kanë hyrë gjithashtu në territorin izraelit, thanë Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), duke paralajmëruar izraelitët që jetojnë pranë Gazës të qëndrojnë në shtëpitë e tyre./teve1.info/

Policia izraelite dhe zyrtarët e sigurisë pastrojnë mbeturinatPolicia izraelite dhe zyrtarët e sigurisë pastrojnë mbeturinat

Tags: