
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:00 në aksin rrugor Bulqizë – fshati Peladhi, pranë vendit të quajtur “Ura e Qytetit”.
Shtetasi me iniciale E.Z., teksa drejtonte një automjet tip ‘Fuoristradë’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit, duke dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën bashkëshortja e tij, shtetasja M.Z., 31 vjeçe.
Ndërkohë, vetë drejtuesi i mjetit dhe katër pasagjerë të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ata po transportohen drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit tragjik./Euronews.al)