Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Një i vrarë, dy të plagosur & dy vëllezër pas hekurave për shkak të “shokut të ri të dhomës”. Zbardhet sherri mes shqiptarëve në Itali

Një arsye banale dyshohet se u bë shkak për sherrin masiv mes shqiptarëve pasditen e së dielës në Padova të Italisë, ku mbeti i vrarë 24-vjeçari Albert Deda dhe u plagosën 2 të tjerë.

Për ngjarjen e rëndë në pranga kanë rënë dy vëllezërit Ilmi dhe Klinton Rakipaj, 24 dhe 19 vjeç, të cilët akuzohen për vrasje e tentativë vrasje. Ata u kapën rreth 12 orë pas krimit, gjatë kohës që po tentonin të arratiseshin drejt Shqipërisë.

Këtë të mërkurë ata pritet që të merren në pyetje dhe do dalin para gjykatës për vlerësim të masës së sigurisë. Ndërsa të enjten, pritet të kryhet autopsia mbi trupin e viktimës, për të kuptuar se cilat ishin goditjet që i shkaktuan atij vdekjen. Sa i përket dy të plagosurve, ata vijojnë të ndodhen në spital.

Ngjarja në fjalë ndodhi në hyrje të godinës ku të rinjtë shqiptarë jetonin. Por ndryshe nga sa u dyshua në fillim, motivet nuk kanë lidhje me asgjë kriminale. Asnjë prej tyre nuk kishte precedentë penale. Sipas mediave italiane që citojnë karabinierët, miqtë u përfshinë në sherr për shkak të ardhjes së një shoku të ri dhome. Kjo duket se është edhe pista kryesore e ngjarjes së rëndë që tronditi të gjithë lagjen e Forcellini pasditen e 23 Korrikut.