Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Një ish-ushtar i UÇK-së u arrestua nga Serbia, Bytyçi ‘shpërthen’ keq ndaj Baton Haxhiut: Shefi i tij në Beograd ndëshkon…!

 
   

Profesori Enver Bytyçi ka reaguar ndaj ministrit serb, Ivica Daçiq dhe lajmit për arrestimin e një ish-ushtari të UÇK-së.

Ky rast, Bytyçit ia kujtoi dy gjëra.

Së pari, ai tha se nëse kriter për arrestim është fakti i të qenurit ushtar i UÇK-së, atëherë Kosova duhet të shpall në kërkim 50 mijë ushtarë e policë serbë, përfshi edhe Vuçiqin, përcjell “Bota sot”.

Në këtë pikë, profesori vlerësoi se deklarata e Daçiqit për arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së, rëndon pozitën e Baton Haxhiut, sipas të cilit “nuk ka çfarë të kërkojmë për krimet serbe në Kosovë, kur kanë kaluar mbi 20 vjet nga ajo kohë”.

Postimi i plotë

Ivica Daçiq është ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë. Sot ai ka deklaruar se në Merdare policia serbe ka arrestuar një ushtar të UÇK-së!

Kjo deklaratë na kujton dy momente:

Së pari faktin se nëse është kriter të qenit ish-ushtar i UÇK-së për t’u arrestuar, atëherë duhen shpallur në kërkim 50 mijë ushtarë e policë serbë, të cilët kanë qenë pjesë e një ushtrie, e cila ka kryer genocid në Kosovë. Në krye të kësaj liste duhet të jetë ish-ministri i Milosheviçit, sot president i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Pas tij ish-zëdhënësi i kasapit të Ballkanit, pra dora vetë, Ivica Daçiq!

Së dyti, deklarata e Daçiq rëndon pozitën e Baton Haxhiut, sipas të cilit “nuk ka çfarë të kërkojmë për krimet serbe në Kosovë, kur kanë kaluar mbi 20 vjet nga ajo kohë”. Ndërsa Batoni kërkon të falen kriminelët serbë, shefi i tij në Beograd ndëshkon shqiptarët për atë çfarë kanë qenë, jo për atë çfarë kanë bërë!

Kjo politikë konfrontimi e Beogradit nuk dënohet nga aleatët e Kosovës? Çfarë do të kishte ndodhur, nëse Kosova do të bënte të njëjtin akt?! Viktima sanksionohet, agresori mbrohet! Ky është për momentin standardi i dyfishtë i miqve të Kosovës!