
Në Napoli të Italisë janë mbajtur garat ndërkombëtare të parukerisë.
Frizer nga mbarë bota janë sfiduar në stile të ndryshme dhe make-up. Kosova është përfaqësuar nga një garues i cili ka arritur sukses të madh.
Amel Srdanovic nga Peja ishte garues në zhanrin frizer për meshkuj.

Pejani është rënditur i treti në këtë garë ndërkombëtare duke u vlerësuar lart për profesionalizmin e tij.

Gara është organizuar nga Federata Italiane e Parukerisë dhe Global Fashion Progress.
Amel është pronar i biznesit Barbershopamel në Banjë të Pejës.