Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Një muaj paraburgim ndaj një personi për keqpërdorim të pozitës, falsifikim të dokumentit

 
   

Gjykata Themelore në Prishtinë ka informuar se është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji ndaj një personi, me inicialet D.B,.

Sipas gjykatës, D.B, dyshohet se ka kryer veprat penale”Keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar”, “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.

“Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.B dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji. Gjykata pas shqyrtimit dhe analizimit të kërkesës së Prokurorit të Shtetit për caktimin e masës së paraburgimit, gjeti se kërkesa e prokurorit është e bazuar, ashtu që marrë parasysh kushtet e përcaktuara për masat konkrete, ka konsideruar se janë plotësuar kushtet ligjore të parapara me nenin 184 paragrafi 1 nënparagrafi 1 dhe 2, pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.B.”, ka bërë të ditur gjykata.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.