Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunë në familje

Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Gllogoc, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.Z, për shkak të dyshimit të bazuar se ka marr pjesë në kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.Z. dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë kushtet dhe arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit përkatësisht përpos dyshimit se ka kryer veprën penale, në rastin konkret ekziston edhe dyshimi i bazuar se më lënien e tij në liri, i pandehuri do të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar në të dëmtuarën dhe dëshmitarët, si dhe ekziston rreziku se nëse i pandehuri do të jetë në liri mund të përsëris veprën penale, andaj gjykata vlerësoj se si masë e vetme është paraburgimi, e cila masë do të siguronte praninë e të pandehurit A.Z. në procedurë dhe mos përsëritjen e veprës të njëjtë apo të tjera në raport me të dëmtuarën.

Kundër këtij aktvendimi palët e pakënaqura, kanë të drejte ankese ne Gjykatën e Apelit – Kolegji Penal, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë – Dega në Gllogoc.