
Kush ia mësynë të dalë nga Kosova përmes pikës kufitare në Jarinje, për momentin duhet të presë deri në një orë e gjysmë.
Kjo u bë e ditur nga përditësimi i fundit në ora 17:02, nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.
Aty tutje, thuhet se për të dalë përmes pikës kufitare nga Dheu i Bardhë, pritet deri në 50 minuta, ndërsa nga ajo në Muçibabë 45 minuta.
Në Merdarë pritjet për dalje shkojnë deri në 20 minuta, ndërsa në Bërnjak 15 minuta.