Gjykata Speciale, ka njoftuar se dëshmitari i radhës i Prokurorisë ka qenë përkrahës i LDK-së.
Sipas njoftimit dëshmia e tij do të bëhet përmes një video lidhjeje.
Sipas asaj çfarë ka ofruar Prokuroria në Gjykatë, dëshmitari në fjalë dhe të afërm të tij kanë qenë përkrahës të LDK-së.
“Në vitin 1998, anëtarët e UÇK-së rrëmbyen të afërmin e dëshmitarit, trupi i të cilit u gjet më vonë atë vit”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se “në të njëjtin vit, dëshmitari gjithashtu u ndalua dhe u keqtrajtua nga pjesëtarët e UÇK-së”, thuhet në njoftim.
Specialja gjithashtu sqaron se dëshmia e BisliM Zyrapit ende s’ka përfunduar dhe planifikohet të vazhdojë të hënën e 8 korrikut në orën 09:00.