Një person ka rënë në një greminë në bjeshket e fshatit Studenicë të Istogut.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka thënë se Policia dhe zjarrfikësit janë nisur për në vendngjarje, por se informacione tjera ende nuk ka.
“Policia dhe zjarrfikësit janë nisur në drejtim të vendit të ngjarjes. Kërkimet për të kanë nisur”, ka deklaruar Gashi.