Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Një person dyshohet ia vuri flakën një shtëpie në Kamenicë, ekipi i zjarrfikësve lokalizoi zjarrin

Një shtëpi është përfshirë nga flakët të martën në orët e mëngjesit në Kamenicë.

Rasti ka ndodhur të martën në Kamenicë në ora 07:20.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i ka vënë zjarrin një shtëpie. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar dhe fikur zjarrin”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.