Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Një person hip mbi pendën e Liqenit të Livoçit, policia e psikologu tentojnë ta bindin të zbres

Një person ka hip në pendën e Liqenit të Livoçit të Epërm, i cili po tenton ta lëndojë veten.

Lajmin  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cila tha se në vendin e ngjarjes është edhe psikologu.

“Me pranimin e informatës, janë angazhuar të gjitha njësitet relevante, njësiti zjarrfikësve, ndihma e shpejtë, prokuroi dhe psikolog nga spitali regjional”, tha Hashani për Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se deri në këto momente, të gjitha njësitë janë të angazhuara në vendin e ngjarjes dhe po provojnë që ta bindin personin që të largohet nga muri i pendës.