
Një person tenton të vetëdigjet me benzine në mjediset e bashkisë së Fushë Arrëzit.
Bëhet fjalë për shtetasin Tonin Lleshi, i cili është shoqëruar në mjediset e komisariatit të policisë.
Mesohet se ai kishte bërë disa kërkesa në drejtim të pushtetit vendor, të cilat sipas tij nuk i janë zgjidhur dhe prandaj ka tentuar të kryejë aktin ekstrem.