![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/08/nje-person-theret-me-thike-ne-mitrovice_64e1f1552baf8.png?resize=665%2C375&ssl=1)
Një person është therë me thikë sot në Mitrovicë.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.
“Sipas informatave të pranuara pas një mosmarrëveshje një person ka mbetur i lënduar dyshohet me mjet të mprehtë-thikë, personi është dërguar për tretman mjekësor në emergjencë ndërsa njësitë kompetente janë duke u marrë me rastin.”
Ai tha se personi i dyshuar është identifikuar por nuk ka informata nëse është arrestuar.