Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

Një pije natyrale që ul kolesterinën dhe trigliceridet

Si kolesterina ashtu edhe trigliceridet janë yndyra në gjak, dhe kur nivelet e këtyre lipideve bëhen shumë të larta, ato mund të rrisin rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjes në tru.

Mirëpo, një pije mund të ndihmojë sepse vepron si një antiglicerid.

Vlerat e kolesterolit duhen monitoruar gjatë gjithë jetës, sepse për shkak të niveleve të larta, zemra vuan presionin dhe pompon më fort, ndaj rrezikon të dobësohet para kohe për shkak të punës shtesë. Kjo rrit rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës, sulmit në zemër dhe madje edhe goditjes në tru.

Për të shmangur kushte të tilla kërcënuese për jetën, është më mirë të kontrolloheni rregullisht dhe të mbani një mënyrë jetese të shëndetshme – duke përfshirë dietën dhe pijet që ndihmojnë në kontrollin, madje reduktimin e kolesterolit dhe triglicerideve.

Përbërësit:

▪ 6 limonë,
▪ 4 selino,
▪ 1 litër ujë.

Përgatitja:

Zhyteni një limon në ujë në të cilin keni tretur një lugë të vogël sodë buke. Lëreni të qëndrojë për dhjetë minuta, më pas shpëlajeni me ujë të pastër. Më pas prisni limonët me të gjithë lëkurën në kubikë.

Qëroni dhe grijeni selinon. E përziejeni me limon dhe i hidhni sipër një litër ujë.

Lëreni përzierjen të qëndrojë për 24 orë, më pas kullojeni me napë.

Mbajeni pijen në frigorifer dhe pini një sasi të vogël para çdo vakti.

Tags: