2
Ashtu siç tashmë është bërë traditë, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, sonte janë ndezur dritat dekorative në pjesën e vjetër të Prishtinës, duke sjellë një atmosferë festive në kryeqytet.
Në ceremoninë e ndezjes së dritave morën pjesë kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, me bashkëpunëtorë, si dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Myftiu Tërnava tha se tashmë është bërë traditë që në fillim të Ramazanit një pjesë e Prishtinës të dekorohet për të shprehur madhështinë e këtij muaji.