Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Një shqiptar qëllohet me armë në një lokal në Bruksel

Një atentat me armë ka ndodhur ndaj një shqiptari në Belgjikë mbrëmjen e së dielës. Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në mes të një lokali shqiptar në Schaerbeek të Brukselit.
Nga të shtënat me armë, 44-vjeçari shqiptar mbeti i plagosur dhe është në gjendje kome.

Autori ka qenë një person i maskuar që ecte në trotuar, kur papritur nxorri pistoletën nga xhepi dhe hapi zjarr ndaj shqiptarit. Identiteti i këtij të fundit nuk është bërë ende i ditur.
44-vjeçari ka marrë 4 plumba, nga të cilat 2 në kokë dhe 2 në trup.

Pas atentatit, autori u largua në drejtim të paditur. Ka dyshime që edhe ai të jetë shtetas shqiptar.

Klan Neës, ka mësuar se autoritetet belge janë në komunikim me Policinë Shqiptare për këtë rast dhe i kanë informuar për identitetin e të plagosurit.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për larje hesapesh.