Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Një shtetas i Kosovës arrestohet në Shqipëri, shiste armë

Është arrestuar këtë të diel në afërsi të pallatit të sporteve “Asllan Rusi” në Tiranë, një 20-vjeçar banues në Prishtinë i cili transportonte armë në Shqipëri.

Gjatë kontrollit atij ju sekuestruan dy armë zjarri pistoleta, krëhra e municion luftarak, një automjet dhe një aparat celular.

Policia e Shtetit njofton se po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së

Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që dyshohej se kishte transportuar armë zjarri, nga Kosova drejt

Shqipërisë, me qëllim shitjen e tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Transportuesi”.

Si rezultat i tij, në afërsi të pallatit “Asllan Rusi”, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi L. B., 20 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.

Gjatë kontrollit të automjetit tip “BMË”, që 20-vjeçari drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura dy armë zjarri pistoleta, me krëhër e municion luftarak, të cilat i kishte sjellë në

Shqipëri për ti shitur tek persona të tjerë.

Armët e zjarrit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe aparatin celular të 20-vjeçarit.