Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Një tërmet godet Shqipërinë

Një tërmet prej 4.6 shkallësh të Richterit goditi Shqipërinë në orët e para të së mërkurës.

Qendra Sizmologjike Evropiane e Mesdheut (EMSC) bëri të ditur se epiqendra e dridhjeve ishte në Detin Adriatik – rreth 35 kilometra nga Durrësi.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Sipas burimit të njëjtë, thellësia e dridhjeve ishte 6.1 kilometra.

Dridhjet janë ndier edhe në vendet përreth.

Instituti për Hidrometeorologji dhe Sizmologji në Mal të Zi ka njoftuar se ato janë regjistruar në orën 02:42 të së mërkurës.

Rajoni i Ballkanit, përndryshe, është zonë tërmetesh.

Në vitin 2019, nga një tërmet i fuqishëm që ka goditur Shqipërinë, kanë humbur jetën 51 njerëz, ndërsa qindra të tjerë janë plagosur.

Ky tërmet ka shkaktuar dëme në vlerë prej afro një miliard eurosh./rel