Mëngjesin e sotëm një tërmet me magnitudë 6.2 goditi rajonin Fukushima të Japonisë verilindore, tha Agjencia Meteorologjike Japoneze, por nuk u dha asnjë paralajmërim për cunami.
Sipas raportimeve, nuk dihet për dëme apo lëndime pas tërmetit, epiqendra e të cilit kishte një thellësi prej 40 kilometrash (25 milje) dhe i cili u ndje edhe në Tokio.
TEPCO, operatori i termocentralit bërthamor të Fukushimës, tha se “asnjë anomali” nuk ishte zbuluar në termocentralin e goditur ose në vende të tjera në rajon.
Japonia, një nga vendet tektonikisht më aktive në botë, ka standarde strikte ndërtimi të dizajnuara për të siguruar që strukturat të përballojnë edhe tërmetet më të fuqishme.
❗💥🇯🇵 – Images of the 6.2 magnitude earthquake that occurred off the coast of Fukushima Prefecture, Japan. pic.twitter.com/vMA6kLbRUM
— 🔥🗞The Informant (@theinformant_x) April 4, 2024