
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka njoftuar se gazetarëve nga Ukraina në Kosovës i është bashkuar edhe një kolege.
Bëhet fjalë për Liudmyla Lukianchenko, që ardhjen në Kosovë ia mundësoi program “Journalists in Residence – Kosovo”.
Në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, Lukianchenko u mirëprit nga Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, Koordinatori i Terrenit, Adem Sylejmani, Përfaqësuesi i MPB-së, Kushtrim Nreci, si dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.
Journalists in Residence – Kosovo që është iniciuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF e po implementohet nga AGK-ja, mbështetet financiarisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës, OSCE Mission in Kosovo, si dhe iniciativa Hannah Arendt.