
Një vajzë e mitur raportohet të jetë dhunuar seksualisht ditën e premte në Fushë Kosovë.
Ajo ka raportuar në Polici, se një person që ishte në lidhje me të e ka detyruar të kryej marrëdhënie seksuale.
“Fushë Kosovë 23.06.2023-19:00 Viktima femër kosovare – e mitur, ka raportuar se është detyruar të kryej marrëdhënie seksuale nga një i dyshuar mashkull kosovar me të cilin ajo ishte në lidhje dashurie”, bëhet e ditur në njoftim.
Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime.