
Policia njofton për arrestimin e një vajze nën dyshimin për sulm fizik ndaj babait të saj në Prizren.
Pas intervistimit me vendim te prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.
Sulmi fizik sipas policisë ka ardhë pas një mosmarrëveshje mes tyre.
Njoftimi i plotë i policisë:
Prizren 08.07.2023 – 08:30. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, e cila pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht babanë e saj viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim te prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.