Për kryezotin tonë arbëror është shkruar pothuajse në të gjitha gjuhët e botës. Vepra të karaktereve të ndryshme janë shkruar për këtë figurë të papërsëritshme heroike të kombit tonë,madje mund të thuhet se as për Aleksandrin(Lekën) e Madh, as për Konstantinin e Madh apo Karlin e Madh nuk janë shkruar vepra dhe shkrime të karaktereve të ndryshme,poezi ,poema, e studime se sa për këtë mbret e europian të madh.
Gjergj Kastrioti në shumë vepra jo vetëm se është ngritur si një diell e vlerësuar me epitetet më të larta që i janë dhënë njeriut në histori, por, ai është marrë edhe si shembull për nga morali dhe virtytet tjera që ai i kishte mishëruar në veten e tij si njeri, si udhëheqës, si patriot ,si mbret dhe si komandant apo gjeneral i pamposhtur.
Kështu edhe kjo vepër e shkruar nga Konti portugez Luis de Menezes me titull :“Shembull i virtyteve morale në jetën e Gjergj Kastriotit i quajtur Skënderbeu…,i botuar në Lisbonë ,në vitin 1688.”
Një vepër kjo që po të përkthehet sot në gjuhën shqipe do të ishte një punë e mbarë dhe me vlerë ,madje edhe po të ribotohet në gjuhën që është shkruar do të ishte edhe më mirë,sepse do t’i shërbente pozitës së kombit tonë, respektivisht si Kosovës dhe Shqipërisë dhe raporteve në mes të shteteve tona me shtetin portugez duke e forcuar miqësinë dhe njohjen edhe me shumë nëpërmjet figurës europiane dhe universale sikur që është kryezoti dhe mbreti ynë Gjergj Kastrioti.