Emoji- t janë ndër mjetet e reja të komunikimit, me dëshirë ose jo, ndaj nuk është për t’u habitur që ato ndikojnë edhe në flirtim: Në fakt, disa prej tyre mund të jenë plotësisht të suksesshëm.
Sipas një sondazhi të quajtur “Beqarët në Amerikë”, thuhet se personat që përdorin disa emoji të caktuar në mesazhe janë më të mirë në flirt. Rezultatet e sondazhit u komentuan dhe nga antropologu i shquar Dr. Helen Fisher i cili thotë se 54% e përdoruesve të emoji-ve kanë tendencë të përfshihen në biseda intime online.
Ky studim mori në analizë në fakt njerëz nga 20 deri në mbi 40 vjeç, gjë që tregon se “emoji-t” nuk i përgjigjen një moshe të caktuar. Por është e rëndësishme të theksohet se burrat dhe gratë nuk përdorin të njëjtit emoji.
Meshkujt zgjedhin shumë shpesh emojin me sytë zemra, ndërsa femrat buzët e kuqe dhe emoji-t duke qeshur.
Shikoni një video interesante në lidhje me këtë studim: