Njëri nga të prekurit me koronavirus, ishte vendosur në karantinë në konvikte

 

Një 32 vjeçar i infektuar me koronavirus ishte vendosur dje në karantinë në Qendrën e Studentëve që me vendim të qeverisë së Kosovës po funksionin si karantinë.

I prekuri ishte kthyer nga Gjermania dhe është me vendbanim nga fshati Bibaj në Ferizaj.

   

   

Vendosjen e tij në karantinë e ka konfirmuar Zëvendësministri i Shëndetësisë, Izet Sadiku.

“Po mund të ju konfirmoj se rasti i cili ka dalë sot pozitiv është njëri nga rastet që është pranuar dje në karantinë pasi që i njëjti kishte ardhur nga Gjermania.

Fillimisht pasi ishte vendosur në dhomën e izolimit i njëjti ka njoftuar se ka temperaturë dhe me autoambulancë është dërguar për tu kontrolluar dhe i janë marrë mostrat për analiza ndërsa sot i njëjti u konfirmua se është me koronavirus”, tha Zëvendësministri Sadiku për kallxo.com.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar si të infektuar me Covid-19 28 persona.

 

——————————————–
Ju pëlqeu “Njëri nga të prekurit me koronavirus, ishte vendosur në karantinë në konvikte”?
Komentoni ose shpërndane me shoqëri.