Frroku ka deklaruar se është kontaktuar nga kisha për të bërë rrethimin e sipërfaqes së pronës prej 5,4 dynymësh
Detaje të reja janë mësuar rreth arrestimit të Mark Frrokut në lidhje me konfliktin të Kepi i Rodonit. Ndërkohë mësohet se palët në konflikt janë marrë në pyetje.Frroku ka deklaruar se është kontaktuar nga kisha për të bërë rrethimin e sipërfaqes së pronës prej 5,4 dynymësh.
Jam kontaktuar nga kisha për të bërë rrethimin e tokës.Në momentet që po punonim jemi sulmuar nga një grup banorësh, të cilët na thanë që të ndërpresim punimet se toka është e jona.
Na kanë goditur e ne jemi mbrojtur. Ndërkohë ka ardhur policia e na ka ndarë e më pas na ka ndaluar. Lidhur me tokën, kisha ka dokument të vjetër pronësie. Nuk di të ketë qëlluar njeri me armë nga njerëzit që po punonin për rrethimin e tokës si dhe nga ata që ishin me mua në vendngjarje”- ka thënë Frroku.
Ndërsa anëtarë të familjes Kaçuli, kanë thënë se “shkuam për të mbrojtur pronën tonë sepse e kemi me letra sipas 7501. Aty jemi penguar nga njerëzit e kishës dhe jeni përleshur me ta. Njëri prej tyre ka qëlluar me pistoletë në ajër por nuk kemi mundur që ta identifikojmë se cili ishte”.