KFOR-i hungarez, EULEX-i, karabinier italianë po monitorojnë nga afër situatën në Varagë të Zubin Potokut dhe përreth.
Më heret Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke u zhvilluar një aksion në disa shtëpi të fshatit Varage të Zubin Potokut, ku mbrëmë ka ndodhur një shpërthim në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.
Deri tani nuk dihen detaje për aksionin.
Foto nga vendi i ngjarjes
Ndryshe në vendin e ngjarjes, ku ka ndodhur shpërthimi i mbrëmshëm, tek kanali i Ibër Lepencit janë vendosur 6 tuba në kanalin që është dëmtuar nga shpërthimi.
Foto nga vendi i ngjarjes