Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Njësisë Speciale i shtohen edhe 36 policë

 
   

Pas trajnimit 12 javorë, sot në Kampin e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Vrellë, është mbajt ceremonia e diplomimit për 36 zyrtarët policorë të cilët përfunduan trajnimin për operatorë të Njësisë Speciale Operative.

Sipas Policisë, të pranishëm në ketë ceremoni të diplomimit ishin ministri i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Hoxha, Avery –Riffe nga ICITAP- Ambasada Amerikane, përfaqësues nga KFOR-i amerikan, menaxhmenti i lartë i PK-së si dhe eprorë e zyrtarë nga Departamenti i Njësive Special të PK-së.

“Të pranishmëve me nga një fjalë rasti iu drejtuan ministri i punëve të brendshme Sveçla, drejtori i PK-së kolonel Hoxha, si dhe eprorë të njësisë special operative.

Folësit në ceremoni uruan operatorët e rinj të NJSO-së dhe në të njëjtën kohë i inkurajuan që të punojnë me profesionalizëm, integritet dhe përgjegjësi, gjithmonë të bashkuar dhe duke përkrahur njëri- tjetrin, në shërbim dhe mbrojtje të qytetarëve dhe Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.