Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Njihuni me gruan milionere me 14 fëmijë, puna që bën ajo do ju lërë pa mend (Video)

E nisi thjesht si një dëshirë për të siguruar të ardhura për fëmijët e saj, por tani i është shndërruar në një biznes prej shumë miliona dollarësh. Kjo po ndodh me Tammie Umbel në Dallas të Virxhinias. Ajo jo vetëm që drejton një kompani kozmetike, por mëson në shtëpi 14 fëmijët e saj – dhe thotë se ende gjen kohë për veten.

Përmbajtja e këtyre kavanozëve mund të duket e parëndësishme, por për Tammie Umbelin ato janë me vlerë të madhe. Më saktë, ato e kanë ndihmuar të fitojë miliona dollarë.

Me vizionin e saj, Umbeli punoi shumë dhe gjeti kohë për të studiuar. Dhjetë vjet më vonë, në vitin 2010, ajo fitoi 1 milionëshin e parë. Por ndryshe nga milionerët e tjerë, Umbelit i duhej të rriste edhe fëmijët e saj të shumtë.