Lexoni më poshtë cilat janë shenjat më të përkushtuara dhe më besnike të zodiakut, për të kuptuar më mirë se tek cilët njerëz mund të mbështeteni.
Akrepi
Besnikëria e kushtëzuar. Ata që i përkasin shenjës së Akrepit do të tregojnë besnikëri vetëm ndaj personave që zgjedhin dhe së pari kanë kontrolluar se e meritojnë. Kjo shenjë jo e besueshme dhe e fshehtë është shumë selektive se ku do të tregojë përkushtimin e saj. Akrepat janë të përkushtuar dhe mbrojtës. Ata e vlerësojnë besnikërinë mbi të gjitha dhe nuk e tolerojnë tradhtinë.
Bricjapi
Bricjapi drejtohet nga Saturni, planeti i përgjegjësisë dhe angazhimit, kështu që kjo shenjë praktike luan “sipas rregullave”. Edhe pse besnikërinë e tyre mund ta vini re më shumë në vendin e punës, ata mbeten besnikë ndaj të gjithëve. Të tradhëtosh ose të braktisësh dikë në kohën e tij të nevojës thjesht nuk do t’i shkonte në mendje një Bricjapi. Në vend të kësaj, ata do të përveshin mëngët dhe do të bëjnë atë që duhet bërë.
Peshqit
Mund të themi se Peshqit janë besnikë deri në fund. Thellësisht intuitivë, ata priren të përvetësojnë ndjenjat e të tjerëve sikur të ishin të tyret. Ata ëndërrojnë për një botë plot me njerëz të lumtur dhe do të bëjnë gjithçka për të arritur këtë vizion. Tradhtia e një miku ose të një personi të dashur do t’i lëndonte aq thellë sikur të kishin tradhtuar veten.
Gaforrja
Ashtu si Peshqit, Gaforret mund të jenë “fajtor” se janë shumë vetëmohues. Kjo shenjë e ndjeshme vendos miqtë dhe familjen në radhë të parë, shpesh edhe para vetes. Por ndryshe nga disa prej shenjave të tjera në këtë listë, ata nuk presin asgjë në këmbim. Kujdesi për të tjerët vjen natyrshëm tek Gaforrja dhe të dish se i ke zgjedhur t’u drejtohesh në një kohë nevoje, i mbush me gëzim.
Demi
Në krye të listës së shenjave më të përkushtuara janë Demi – ata që e duan stabilitetin dhe nuk ndjehen rehat me ndryshimin. Ata mund të jenë kokëfortë, por mund të mbështeteni tek ata. Janë shpatullat tuaja për të qarë dhe mos hezitoni të merrni përsipër vështirësitë e një marrëdhënieje. Ata rrallë hyjnë në marrëdhënie, por kur e bëjnë është për gjithë jetën. Ata ruajnë gjakftohtësinë në situata stresuese dhe arrijnë të qetësojnë edhe të tjerët.