Profesori Enver Bytyçi ka reaguar pas deklaratës së Aleksandar Vuçiqit, ku thoshte se 27 shtete e kane tërhequr njohjen e pavarësiës së Kosovës.
Ai tha se është i ditur fakti që shteti serb në vazhdimësi po punon që shtete të ndryshme të botës t’i tërheqin njohjet e tyre që ia kanë bërë pavarësisë së Kosovës.
Bytyçi kishte të dinte edhe qasjen e Ramës në këtë çështje.
“Megjithatë, jam kurioz ta di sa ka kontribuar kryeministri i Shqipërisë në çnjoihjet për Kosovën. Sepse në dhjetë vite ai nuk ka sjellë asnjë njohje!” – shkroi ndër të tjera ai në Facebook, transmeton “Bota sot”.
Postimi i plotë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se 27 vende e kanë tërhequr njohjen e shtetit të Kosovës! Unë e di se Serbia punon me mish e me shpirt që vendet njohëse ta çnjohin Kosovën, megjithëse kjo është jo korrekte me të drejtën ndërkombëtare. Njohjet depozitohen në OKB dhe si të tilla nuk mund të ndodhin tërheqjet e tyre.
Megjithatë, jam kurioz ta di sa ka kontribuar kryeministri i Shqipërisë në çnjoihjet për Kosovën. Sepse në dhjetë vite ai nuk ka sjellë asnjë njohje!